Hungaria thotë se ka pezulluar një rregullore që lejon vendet e Bashkimit Evropian të kthejnë azilkërkuesit në vendet që kanë hyrë fillimisht. Qeveria hungareze e ka marrë këtë vendim, duke thënë se vendi është i mbingarkuar me migrantë të paligjshëm. Zyrtarët thonë se mbi 60,000 njerëz kanë hyrë ilegalisht në Hungari këtë vit. Komisioni Evropian ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Budapesti për këtë hap. Rregullorja e Dublinit thotë se përgjegjësia për shqyrtimin e kërkesave të azilantëve qëndron te vendi i parë i BE-së, ku migrantët hyjnë./21Media
