Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, po qëndron për një vizitë dy ditore në Bruksel. Ai sot takoi zëvendës-sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Evropiane (EPP-së), Christian Kremer, me të cilin bisedoi për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për situatën në fushën e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Ministri Hyseni e njoftoi Kremer me punën që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme, në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të migrimit të paligjshëm, luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, luftëtarëve të huaj, bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë, etj.
Në takim, theks i veçantë u vu në nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, si domosdoshmëri për efikasitet në ndjekjen dhe zbulimin e krimeve të ndryshme ndërkombëtare.
“Këmbimi i informacionit është thelbësor në rrethanat moderne të luftimit të krimit”,theksoi ministri Hyseni, dhe për këtë arsye Kosova synon dhe është e interesuar të anëtarësohet në Interpol si dhe të gjejë forma efikase bashkëpunimi me Europol-in.
Gjatë takimin me zv/Sekretarin e EPP-së u fol po ashtu edhe për avancimin e mëtejmë tëbashkëpunimit mi dis partive anëtare të EPP-së.
Ndërkaq, sot pasdite, ministri Hyseni do të takojë zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës,Jan Jambon.
