Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, sot më 25 korrik, do të vizitojë komunën e Klinës dhe Istogut.
Fillimisht, në ora 9:30, ministri Hyseni, do të takohet me kryetarin e komunës së Klinës, z. Sokol Bashota dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Në ora 11:00, në Istog, ministri Hyseni do të bëjë homazhe tek varri i veprimtarit të ndjerë, z. Shaban Manaj.
Më pas, ministri Hyseni do të takohet me strukturat komunale të Istogut.
