I kërkuari nga Interpoli, kapet në Kukës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

I kërkuari ndërkombëtar nga Kosova, Shukri Hoti është kapur nga Policia Kufitare në Kukës.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit në Shqipëri, bën të ditur pasditen e sotme se në pikën e kalimit kufitar Qafë –Prush në hyrje, Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Kukës ka bërë bllokimin dhe ndalimin e shtetasit nga Kosova të dënuar me 12 vite burg për “Vrasje” në Pragë /Republika e Çekisë.
“Më datë 03.07.2015, në PKK Qafë–Prush, gjatë regjistrimit në hyrje të shtetasit kosovar, Shukri Hoti 41 vjeç, lindur dhe banues ne Rugovë të Komunës Gjakovë të Kosovës, ky shtetas ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga verifikimet në sistemin e -ASF (Interpol) rezulton se ky shtetas është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga /Republika e Çekisë.
Sipas Policisë Gjykata e Pragës 24 maj 2006 e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të vrasjes.
U komunikua me Prokurorinë e Kukësit, ku u krye arrestimi i shtetasit kosovar Shukri Hoti me qëllim ekstradimi, thanë burime nga Policia e Shtetit.