Të premtën në rrugën “De Rada” në Prizren, një i dyshuar i vitlindjes 1996, ia ka drejtuar armën në kokë nënës së tij dhe e ka detyruar që ajo t’i jep para, në të kundërtën do ta vriste vëllain dhe vetën.
Sipas hetuesve të cilët janë marrë me rastin, thuhet se tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Ekol Major” e kalibrit 9mm.
Po ashtu hetuesit bëjnë me dije se i dyshuari në dy vitet e fundit vazhdimisht kishte kërkuar para, me gjasë për të blerë substanca narkotike. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe ndalët nën arrest.
