Ibrahimaj: Prodhimet e dyshimta importohen nga njerëz në pushtet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të përkrah protestën e shoqatës së qumështarëve e cila do të mbahet të martën në ora 12:00. Këtë e kanë bërë të ditur përfaqësues nga AAK-ja, pas takimit që kishin me përfaqësues nga shoqata e qumështit.
Lah Ibrahimaj, ka ngritur dyshime dhe akuza të rënda ndaj njerëzve të qeverisë për të cilët ka thënë se janë importues të mëdhenj të produkteve të dyshimta.
“Askush nuk është kundër importit po ne jemi kudër produkteve të cilat janë me origjina të dyshimta do të thotë ne na shërbehet djathë , shikoni karakteristikat e djathit bimor do të thotë kjo është si pasoj e këtyre importeve të pa kontrolluara pa ju bërë analizat pa ju ofruar njerëzve analizat e këtyre produkteve të qumështit që të gjithë janë me origjinë bimore… Prodhuesit e mëdhenj shumica janë nëpër qeveri nëpër institucione dhe askush nuk ka guxim me i ndalë”, tha ibrahimaj.
Ndërsa, anëtari tjetër i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se do të i përkrahin protestat e qumështarëve.
Ramadan Memaj, kryetar i shoqatës së qumështarëve ka thënë se ndihen të injoruar nga qeveria.
“Kjo protestë sigurisht është duke uorganizuar edhe për shkak të injorimit të vazhdueshëm që institucionetKosovës i bëjnë këtij sektori…Ky sektor ndodhet para një kolapsi total për shkak të një importeve të pa ligjshme edhe për shkak të problemeve të cilat ja kemi bërë të njohura opinionit edhe më herët”, tha Memaj.
Protestën e qumshtarëve e ka përkrahur edhe Lëvizja Vetëvendosje.