Incident në Parlamentin e Evropës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deputeti kundërthënës italian në Parlamentin e Evropës, Gjalluka Bunano, ka shkaktuar sot një incident të veçantë gjatë fjalimit të Kryetarit të Komisionit të Evropës, Zhan Klod Junker, kur ai në fytyrën e tij ka vënë maskën e kancelares gjermane, Angela Merkel
Besohet se ky incident është i lidhur me një foto të cilën Bunano e kishte vendosur dy ditë më parë në llogarinë e tij në Tuitter.
Në foto shihej një njeri me një maskë të Merkelit dhe një bluzë në të cilin shkruante, “Merkel: Refugjatët sirianë neve, emigrantët afrikanë në Itali”.
Kjo nuk është hera e parë që Bunano, përfaqësues i së djathtës italiane, provokon. Kjo pasi që, siç shkruajnë mediet e huaja, në vitin 2014 ai ishte lyer me ngjyrë të zezë gjatë një debati parlamentar në Itali, kur kishte thënë se sistemi i ndihmave sociale në këtë vend është kundër emigrantëve.
Vitin e kaluar ishte iniciuar një peticion për dorëheqjen e Bunano nga posti i deputetit në Parlamentin e Evropës./21Media