“Independent”: Kufitarët maqedonas, turpi i Evropës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gazetari i gazetës britanike The Independent, Robert Fisk, ka vizituar brezin kufitar mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe ka shkruar për vuajtjet e imigrantëve, me ç’rast shkroi se kufitarët maqedonas janë turpi i Evropës, për shkak të sjelljeve të tyre ndaj imigrantëve.
Gazetari i gazetës “The Independent”, Robert Fisk, në një artikull të publikuar sot në këtë gazetë, shkroi se kishte shkuar në Greqi, për shkak të turpit që një shtet të largohet nga Bashkimi Evropian, por shtoi se ai turpin e vërtetë e zbuloi në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Siç theksoi ai, një grup i imigrantëve nga Siria i tregoi atij plagët, që atyre ja u kishin shkaktuar kufitarët maqedonas.
Sipas Fiskut, gjysma e kufitarëve ishin gjysmë të zhveshur, se në automjetet e tyre qëndronte mbishkrimi “Policia” dhe se disa prej tyre rreziteshin, duke bërë pushim pas rrahjes së imigrantëve të mjerë.
Fisk, i cili përndryshe është korrespondent i The Independent nga Bejruti, shkroi se në mesin e imigrantëve ishin edhe pjesëtarët e organizatës “Mjekët Pa Kufij”, të cilët ndaj imigrantëve treguan humanitetin, të cilin atyre Evropa nuk do t’ia ofrojë.
Sipas fjalëve të tij, në mesin e refugjatëve nga Siria, kryesisht nga qyteti Alepo, por edhe nga qytetet tjera, kishte edhe të atillë që shtireshin si sirianë, por që në të vërtetë ishin trafikues të qenieve njerëzore nga shtetet tjera arabe.
Fisk në fund nënvizon se maqedonasit nuk janë në gjendje të ndalin me mijëra imigrantë, të cilët vijnë nga Greqia, vend ky në të cilin nuk dëshirojnë të qëndrojnë. Ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë as në Maqedoni, e as në Serbi, por synim kanë shtetet e Evropës Perëndimore, përfundon Fisk./ 21 Media