Indonezi, anulohen 900 fluturime për shkak të vullkanit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas aktivizimit të vullkanit Raung në rajonin Java në lindje të Indonezisë janë anuluar fluturimet për shkak të hirit të përhapur në ajër.
Për shkak se lartësia e hirit vullkanik ka arritur një lartësi prej 5 kilometrash si dhe pengesave në hapësirën e shikimit, 5 aeroporte në këtë rajon janë mbyllur dhe rreth 900 udhëtime janë anuluar.
Në Bali, rajon ky që njihet si lokomotiva e turizmit në vend, mbi 2 mijë turistë ku shumica prej tyre janë australianë kanë mbetur të bllokuar dhe nuk kanë mundur të kthehen në vendet e tyre.
Ndërkohë firmat e aviacionit civil në Australi po bëjnë përpjekje të shumta për rifillimin e udhëtimeve drejt këtij rajoni.