Indonezi: Rrëzohet aeroplani mbi hotel, 38 të vdekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Së paku 38 njerëz kanë vdekur kur aeroplani Herkules ka rënë në një hotel në qytetin Medana në Sumatra ka deklaruar Kryqi i Kuq i Indonezisë.
“Kemi pranuar 38 trupa, përfshirë edhe një fëmijë. në bazë të raporteve të para ka edhe shumë viktima në vendin e ngjarjes”, ka thënë Eko Triandi, i cili ka ndihmuar ekipeve të shpëtimit në spitalin e qytetit.
“Aeroplani ka fluturuar shumë ulët. Ka pasur zjarr dhe tym të zi. Herën e tretë e ka goditur kulmin e hotelit dhe në atë moment ka eksploduar”, i ka thënë Reutersit një dëshmitar.
Ndërtesat në afërsi në zonën e rënies janë shumë të shkatërruara, ndërsa veturat kanë mbetur të djegura.