Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka konfirmuar interesimin e klubit për Mohamed Salah, Stevan Jovetic e Ivan Perisic, por ka përgënjeshtruar tentativat për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit. Nerazzurrët tashmë kanë bërë disa investime gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo duan ta përforcojnë akoma më shumë skuadrën. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit është lidhur me një kthim në Milano duke u lidhur edhe me Rossonerët edhe me zikaltrit. “Zlatan është padyshim një lojtar që nuk ka nevojë për prezantim, mirëpo ai nuk është i përshtatshëm ekonomikisht me programet e Interit”. “Nuk mendoj se ai do të ishte pjesë e projektit tonë…”, është shprehur Ausilio.
