Ajo luan rolin e Micaelës në operën “Carmen”, premiera e së cilës erdhi mbrëmë në Teatrin Antik në Orange. Gazetat vendase i kushtojnë një rëndësi të veçantë interpretimit dhe personalitetit të artistes shqiptare.
Që prej 2003 dhe Violetës së saj të paharrueshme tek “Traviata”, sopranoja një nga më të mëdhatë e brezit të saj, ka shkelur jo më pak se tetë herë në skenën e teatrit antik, duke nënshkruar kështu një nga faqet më të bukura në sezonet e tij të fundit.
Është një rol i shkëlqyer, jo i gjatë por i përmbledhur, plot ndjeshmëri dhe që përcjell një mesazh thjeshtësie”, pohon artistja. Nëse Micaela është fati i saj, Les Choregies “janë pjesë e jetës time”, vijon këngëtarja.Inva Mula flet gjithë pasion, shkruan gazeta franceze “La Provence” për përvojën që po përjeton. Ajo sapo ka vënë në skenë si regjisore “Pagliaccin” në operën e Tiranës.
Opera “Carmen” pas premierës së një nate më parë do të vijojë për publikun dhe në datat 11 dhe 14 korrik.
