Një delegacion i bizneseve nga Bullgaria kanë vizituar zyrën e komunitetit të biznesit në Kuvendi i Kosovës, ku janë pritur nga kryesuesi Agim Shahini, nga i cili janë njoftuar rreth mundësive, legjislacionit dhe gjërave të tjera për investime.
Investitorët nga Bullgaria u interesuan për mundësitë e investimeve në fusha të ndryshme si në atë të ndërtimtarisë, infrastrukturës, në ujëra të zeza, energji, riciklimi i mbeturinave e sfera tjera dhe të cilët kërkojnë bashkë investitorë vendës.
Agim Shahini, kryesues i Zyrës së Komunitetit të Biznesit të Kuvendit të Kosovës, i informoi mysafirët për rëndësinë e funksionalizimit të kësaj zyre, si model i ri në Evropën Juglindore, e cila bashkon dhe rrit dialogun ndërmjet komunitetit të biznesit dhe deputetëve për të mirën e vendit.
Ai i njoftoi mysafirët se është duke u bërë një reformë e dobishme ligjore për leh tësira të bërjes së biznesit, zhvillimit ekonomik ku edhe është duke u ndryshuar edhe Ligji për Investimet dhe ligjet tjera.
Sipas tij, Kosova është treg i hapur, liberal për investime dhe pa pengesa për askënd dhe në kuadër të saj legjislacioni i Kosovës po bënë ndryshime në ligjet që kanë të bëjnë me lehtësira për investitorët e potencial.
Georgi Georgiev, kryesues i delegacioni nga Bullgaria, tha se janë në Kosovë për të shikuar mundësitë për investimeve në fusha të ndryshme, duke nisur në ndërtimtari, infrastrukturë, në ujëra të zeza, energji, riciklim të mbeturinave e tjera.
Ai kërkoi bashkë investitorë në këto fusha në përqindje të barabartë me bizneset nga Kosova, e që kompania Fazita ishte njëra nga kompanitë që i ofroi një mundësi për të bashkëinvestuar.
