Irlanda me filmin “Viva” në nominimet për Oscars

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Filmi përcjellë jetën e një të riu kuban i cili është në kërkim të identitetit të tij.
Akademia e Filmit dhe Televizionit në Irlandë e ka zgjedhur filmin “Viva”, xhiruar në Kuba, si nominimin shtetëror për filmat më të mirë të huaj në ceremoninë Oscars.
Filmi me regji nga Paddy Breathnatch ka pasur premierën e tij në Telluride Film Festival ndërsa do të marrë pjesë edhe në Busan International Film Festival, muajin tjetër.
Filmi përcjellë jetën e një të riu kuban i cili është në kërkim të identitetit të tij. Ai futet si punëtor në një lokal nate në Havana ku dëshiron të kthehet në një “drag queen”, në një valltar me rroba ngjyra ngjyra. Familja bën pjesë të rëndësishme në jetën e tij, dhe ajo bie ndesh me shumë vendime të personazhit kryesor.
Hector Medina, Jorge Perugorría dhe Luis Alberto García janë aktorët në këtë film, i cili pretendon të arrijë në natën e ceremonisë Oscars.