Një numër i madh i sirianëve, të cilët ishin arratisur si pasojë e luftimeve të përgjakshme mes peshmergave kurdë dhe militantëve të Shtetit Islamik përreth qytetit të rëndësishëm Tal Abxhada, në Siri, bënë përpjekje që të hyjnë në Turqi.
Megjithatë, vetëm qindra metra larg kalimit kufitar, ata u ndalën nga pjesëtarët e Shtetit Islamik, të cilët pamundësuan këtë përpjekje të tyre.
Ushtarët turqë në anën tjetër të kufirit nuk kishin mundësi të bënin asgjë dhe vetëm përcollën nga larg pamjet tronditëse të kthimit të sirianëve të dëshpëruar atje prej nga kishin ardhur./21 MEDIA/
