Ischinger: Mos e fshihni të kaluarën nën qilim

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Wolfgang Ischinger, që në negociatat për statusin e Kosovës ishte i dërguari special i Bashkimit Evropian, ka thirrur për themelimin e Gjykatës Speciale.
“Mendoj se për çdo popull dhe këtu flas edhe si qytetar i Gjermanisë pra është mirë për çdo popull që të ketë qasje kritike ndaj të kaluarës së vetë. Të vendosësh çështjet e vështira të së kaluarës nën qilim nuk është ide e mirë për të ardhmen e një populli”, ka thënë diplomati gjerman, në një intervistë për televizionin publik.
“Pra, në princip”, ka thënë ai, “është ide e mirë për Kosovën sikurse edhe për vendet e tjera që ta ketë një proces të tillë të dhimbshëm sepse ky proces do të jetë i dhimbshëm por do të jetë edhe i shëndosh. Nëse dikush beson që në princip kjo është një ide e mirë për një popull kjo, do të ishte e rrugës që krijimi i një Gjykate të tillë të ndodhte këtu në Prishtinë nga autoritetet tuaja nacionale sesa në New York në selinë e OKB-së ose diku tjetër, sepse kjo është çështje e krenarisë kombëtare dhe dinjitetit të Kosovës dhe duhet t’i marrë këto çështje në duart e veta. Pra, unë do të mirëprisja një vendim të Qeverisë dhe Parlamentit për ta kryer këtë punë vetë sesa të prisni nga ndërkombëtarët që ta bëjnë këtë punë për juve”.