Ambasadori Gjerman Wolfgang Ischinger, i cili ka qenë i përfshirë në negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka takuar sot Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçin. Thaçi nuk ka përmendur çështjen e Gjykatës Speciale edhe pse Ischinger gjatë ditës së djeshme ka lobuar publikisht pro themelimit të saj.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Hashim Thaçit në Facebook.
Sot e takova mikun e vjetër timin dhe të Kosovës, Ambasadorin Wolfgang Ischinger, me të cilin biseduam për të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë si dhe sfidat me të cilat përballet shteti jonë dhe i tërë rajoni. U pajtuam se i tërë rajoni ka lëvizur drejt një fryme të re të dialogut dhe bashkëpunimit çfarë nuk është parë ndonjëherë. Tashmë jemi në rrugë të duhur, drejt integrimit në NATO dhe BE.
