Julian Deda, që publiku në Kosovë e mban mend si njërin prej aktorëve të shquar të Portokallisë, ka shkruar një status tejet interesant në profilin e tij në Facebook. Ai ironizon me fitorën e Erion Velisë në Tiranë dhe shkruan se ai nuk është kryetari i tij. Ja postimi i tij i plotë.
Mire se vini ne mbreterine e fiqve…!
Ky njeri do mbahet mend si njeriu qe ktheu genjeshtren dhe mashtrimin ne institucion. Sipas modelit te Erit, diplomat qe keni marre me munde, merrini, grisini dhe hidhini ne hale, sepse nuk ju nevojiten. Nuk eshte e rendesishme shkolla apo diploma, rendesi ka servilizmi. Eri na mesoi se te kesh nje shtylle kurrizore nuk eshte me nje vlere, por te behesh ure eshte modeli dhe shembulli qe te jep vota. Eri na mesoi se si nevoja per vota te ben te deformosh jeten, historine personale, madje ta vjedhesh ate nga dikush tjeter dhe ta serviresh si tenden. Eri eshte i vetmi kandidat ne historine e Bashkise se Tiranes, qe nuk ka asnje vote personale dhe votat qe atij po i numerohen sot jane thjesht vota te Edi Rames, ky eshte dhe shkaku qe ai u vetidentifikua si xhonRama. Pra Eri i fiqve, do jete i pari kryetar bashkie i zgjedhur, por qe nuk e do askush, kur them askush, kam parasysh as te tijet.
Nuk i ve faj askujt qe e votoi, por t’ju sqaroj e kam per detyre. E votuat sepse ai ju mashtroi dhe ju e besuat, sepse ai u viktimizua dhe ju e meshiruat me vote. Po pse vetem kaq duhet per tu bere i pari i qytetit..?? Me vjen keq qe do beheni pishman ju qe i dhate voten, perfshi ketu edhe aleatin e vet medemek strategjik, i cili me nje sms te thjesht 24 ore para votimit urdheron votuesit ta votojne edhe pse ne 1 muaj fushate nuk ja permendi nje here emrin, shume shpejt do pendohen, per te mos thene se qe tani po i iken truri nga braktisja dhe lenia ne balte nga partia “meme”, si pasoje e secilies aleati strategjik nuk mori asnje Bashki, por çe do, tani eshte teper vone.
Eri nuk mund te jete dhe nuk eshte kryebashkiaku im, sepse ai nuk me perfaqeson, sepse ai nuk eshte modeli me i mire per tu ndjekur.
