Ish-drejtori i CIA-s, pengoi vrasjen e Bin Laden

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në një raport për “11 shtatorin” të Agjencisë Inteligjente Amerikane (CIA) thuhet se ish-drejtori i kësaj organizate, George Tenet ka pohuar se pengesa më e madhe për vrasjen e liderit të Al-Kaedës, Usama Bin Laden ishte ish-Sekretari i Amerikan i Drejtësisë, Janet Reno.
Raporti i cili ka në fokus faktin nëse CIA ka gabuar apo jo gjatë sulmeve të 11 shtatorit mbi Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë është rreth 500 faqe dhe është publikuar nga shërbimet sekrete të këtij vendi.
Në raport thuhet se CIA nuk ka bërë punën siç dhet për mënjanimin e këtij sulmi dhe se kjo organizatë nuk ka pasur një plan strategjik për luftën kundër Al-Kaedës.
Sipas raportit të publikuar në ueb-faqen e CIA-s thuhet se ish-drejtori i kësaj Agjencie, George Tenet në një letër të shkruar ka pohuar se ish-Sekretari Amerikan i Drejtësisë, Janet Reno ishte çelësi i pengesës për vrasjen e liderit të Al-Kaedës, Usama Bin Ladin në vitin 1998,raporton (AA).
Në letrën e tij ai shpejgon se ka biseduar me Reno dhe se ai ka kundërshtuar çdo sulm ku mund të vritej Bin Laden dhe e donte atë të gjallë.
George Tenet, ka kryer detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Intelegjencës Amerikane në vitet 1997 – 2004.