Tajger San është manekinia e dikurshme që tash i ka 46 vjet. Jeton në Kanada në një jetë normale, të cilën e ka lënë dhe ka shkuar në Siri për t’iu bashkuar kurdëve në luftë kundër terroristëve të ISIS-it. Në luftime ka qenë disa muaj.
Në luftë ajo ka kryer detyrën e vëzhguesit dhe puna e saj ishte ta vëzhgojë terrenin me dylbi dhe të njoftojë snajperistët mbi lëvizjen e terroristëve.
“Kam qenë dëshmitarë e disa gjërave që nuk kam mundur as t’i imagjinoj. Njëherë e kam gjet një gisht të djegur por nuk kam mundur ta gjej trupin që i përkiste gishti”, tregon Tajger.
Ajo ka shkuar në Siri pas asnjë përgatitje dhe ushtrime. Deri atëherë nuk kishte prekur armë me dorë. Sapo ka shkuar I është dashur të luftojë.
“Kam marrë vetëm një urdhër, ‘ vrajë terroristë’ dhe kësaj iu binda verbërisht”, tregon ajo.
Ajo rrëfen se ka parë raste të ndryshme.
“Javët e para ka qenë më së vështiri, ndërsa më vonë kam parë aq gjëra të tmerrshme sa që s’më kanë bërë përshtypje. Një herë kam ngrënë bukë pranë një tube të truve të njerëzve por thjesht e kam injoruar”, kujton ajo
Për arsye shëndetësore ajo është kthyer në Kanada. Ka humbur 15 kilogramë dhe ka përjetuar terror psikik,por prapë mendon që të shkojë atje.
“Kam lënë atje shumë miq që më mungojnë. Jam e brengosur për ta. Kam menduar se nuk do ta përballoj luftën asnjë ditë, por dëshmova se mund të mbijetoj luftën”, thotë ajo.
