Policia e Kosovës ka arrestuar 5 të dyshuar në Istog, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin rreth hapjes së një kanali për ujitje janë përleshur fizikisht në mes veti.
Gjatë kontrollit të veturës së njërit nga personat e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një fishek. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse 4 të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, në Obiliq janë arrestuar 4 të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë përleshur fizikisht mes veti.
Si pasoj e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për dhe iu është ofruar tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
