Së paku tre persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta, por edhe nga tornadot të cilët nga fillimi i javës e pushtuan veriun e Italisë.
Valë moti ekstrem që nga fillimi i javës duke filluar nga tornadot në veri deri në temperaturat e larta në jugu të Italisë, ndërsa në rajonin e Venedikut ka pasur një ndryshim të papritur të kushteve të motit deri në tornadot e forta.
Së paku një person ka vdekur, ndërsa 30 janë lënduar nga tornadoja në vendet Dolo dhe Mirano. Në mesin e të lënduarva tre persona janë në rrezik për jetë.
Në anën tjetër, si pësojë e drejtëpërdrejtë të temperaturave të larta një person humbi jetën në Verona dhe në Caglari të Sardenjës,raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë verilindja e Italisë u godit nga një tornado i fuqishëm, ndërsa pjesa tjetër e vendit lufton me temperatura ekstremisht të larta që kalojnë 40 gradë Celsius. Institucionet përgjegjëse paralajmërojnë banorët dhe turistët që aktivitetet e tyre t’ia përshatin kushteve të motit.
