Izraeli ka kryer krime të luftës në Gazë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Organizata Amnesti Interneshionall ka deklaruar se ekzistojnë dëshmi të forta se Izraeli ka kryer krime të luftës në Rripin e Gazës, pas rrëmbimit të një ushtari izraelit nga organizata militante palestineze, Hamas, në luftën e vitit të kaluar.
Në raportin e kësaj organizate u theksua se 135 civil janë vrarë gjatë bombardimit të qytetit Rafah, pas rrëmbimit të ushtarit Hadar Goldin, më 1 gusht të vitit të kaluar. Ai më vonë u shpall si i vdekur.
Izraeli e hodhi poshtë këto raport, duke e cilësuar si të shtrëmbëruar dhe të njëanshëm. Konflikti zgjati për 50 ditë me radhë, në periudhën prej korrikut deri në gusht dhe përfundoi pas nënshkrimit të marrëveshjes për armëpushim.
Gjatë konfliktit u vranë 2250 palestinezë, në mesin e tyre 1460 civilë, ndërsa në anën tjetër u vranë 67 ushtarë dhe gjashtë civilë izraelit./21Media