Ja çfarë kërkohet që t’ju lehtësohen procedurat për marrjen e vizës amerikane

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ambasada amerikane në Kosovë gjatë ditës ka njoftuar se qytetarët e Kosovës që posedojnë një prej vizave B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M apo J (Ende të vlefshme, apo të skaduar, jo më largë se 36 muaj) dhe që kanë kryer procesin e identifikimit të shenjave të gishtërinjve, mund t’u hiqet kërkesa për intervistim për marrje të vizës, në bazë të programit “Interview Waiver Program.”
Në bazë të njoftimit të ambasadës amerikane në sajtin zyrtar, shkruhet se një konsulor zyrtar ka të drejtën të pyes çdo aplikant që paraqitet personalisht në ambasadë me pyetjet si më poshtë, raporton Indeksonline.
Nëse mund të përgjigjeni me “Po” ndaj të gjitha pyetjeve më poshtë, mund të konsideroheni si kandidat potencial për programin “The Visa Interview Waiver Program.”
1) A jeni banor i Kosovës?
2) A është viza juaj ende valide; dhe nëse ka skaduar, a po aplikoni brenda afatit kohor prej 36 muajsh të skadimit të vizës?
3) A është lëshuar viza juaj më vonë se 1 gusht, 2009?
4) A është aprovuar aplikimi i juaj i fundit për vizë?
5) Nëse viza juaj është e llojit F ose M, a jeni ende të regjistuar në të njëjtin institucion apo program?
6) Nëse viza juaj është e llojit J, a është i njeti numri i juaj i SEVIS (Programi për shkëmbim të studentëve) me numrin e njëjtë të vizës tuaj të vjetër?
Ndërkaq, dokumantacionet që kërkohen për të aplikuar në këtë program janë si më poshtë:
1) Dëshmi punësimi;
2) Dëshmi mbi gjendjen financiare për mundësinë e mbulimit të shpenzimeve gjatë udhëtimit në SHBA;
3) Dëshmi nga Policia e Kosovës dhe Gjykata se nuk jeni nën hetime;
4) Dokumentacion mbi qëllimin e vizitës në SHBA. Të gjithë aplikantët duhet të demonstrojnë lidhje të mira jashtë shtetit, që sigurojnë kthimin e tij në Kosovë pas vizitës së përkohshme në SHBA, si dhe mundësinë e tij për të mbuluar shpenzimet gjatë qëndrimit. Mund të paraqitni materiale të printuara që demonstrojnë lidhjet e juaja profesionale, të punësimit, të edukimit, dhe lidhje të tjera familjare dhe shoqërore;
5) Aplikanëtët për vizat F, J dhe M duhet ta sigurojnë dëftesën e SEVIS-it, DS-2019 apo I-20, si dhe transkripte të tjera nga institucione të tjera të edukimit;
6) Për të miturit nën moshën 17 vjeç, kërkohet pëlqimi i noterizuar i të dy prindërve, çertifikata e lindjes, si dhe fotokopja e vizitave amerikane të të dy prindërve;
7) Nëse nuk jeni qytetar i Kosovës, siguroni një dokument të qëndrimit tuaj në Kosovë;
8) Aplikantët për vizën I, duhet të paraqesin kredencialet e tyre mediale (Fotografia do të bëhet në momentin e aplikimit), si dhe evidencë mbi aktivitetet e synuara mediale në SHBA;
9) Aplikantët për vizën C1/D duhet të paraqesin kontratën, përfshi emrin e kompanisë së anijeve, anijen, si dhe librin marinar;
Ndërkaq, që fillimisht të pranoheni tek konsulori zyrtar, kërkohet edhe përgaditja e një pako dokumentesh si:
1) Konfirmimi i faqes DS-160. Dëftesë e SEVIS-it për kandidatët e vizave F, J dhe M;
2) Pasaportë me të paktën 6 muaj të mbetur vlefshmëri;
3) Fotografi të vizës;
4) Pasaportë të vjetër;
Si dhe dokumentacione të tjera, siç janë kërkuar më lartë.
Për t’u pranuar tek konsulenti zyrtar, duhet të dërgoni mesazh në adresën elektronike PristinaNIVAppt@state.gov, ndërkaq në subjektin e mesazhit duhet të shkruani “IWP application”, emrin e plotë dhe numrin e telefonit, vetëm të marteve deri në mesditë. Të nesërmen (të mërkurën) duhet të paraqiteni në ambasadë duke filluar nga ora 08:30 e mëngjesit, deri në 11:00 paradite.
Të mërkurëve, mes orës 08:30 deri në orën 11:00, nëse ambasada nuk është pushim për shkak të ndonjë feste apo ndodhie tjetër, duhet ta paraqitni kërkesën për aplikim personalisht në Sektorin e Konsulencës në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë.
Pagesa prej $160 bëhet në Sektorin e Konsulencës në ambasadë me para në dorë, me euro apo dollarë amerikanë.
Ata që e kryejnë pagesën përmes Raiffaisen Bank nuk do të pranohen për programin “The Interview Waiver Program.”