Ja disa efekte shëndetësore,që ju sjell mos konsumimi i bukës:
Humbisni peshën e ujit
Kur ju reduktoni sasinë e karbohidrateve, gjëja e parë që vini re është sa shpejt bini në peshë. Por ajo që humbisni nuk është dhjamë, por pesha e ujit në trupin tuaj. Kështu që sapo të ndërprisni karbohidratet, dhe filloni të përdorni hapësirat e glukogjenit, do të humbni një sasi të madhe të peshës së ujit.
Rreziku i problemeve të zemrës dhe diabetit ngrihet
Një studim i kohëve të fundit ka treguar se karbohidratet e rafinuara rrisin rrezikun e prekjes nga diabeti.
Bie niveli i energjisë
Duke qenë se karbohidratet janë karburanti i preferuar i trupit tuaj, mungesa e tyre shkakton një ngadalësim të punës së qelizave.
Kapsllëk
Konsumimi i drithërave të plota është thelbësor për nivelin e fibrave të cilat kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak, pakësimin e rrezikut të obezitetit, sëmundjeve kronike si dhe mbajnë të rregullt aktivitetin tuaj në tualet.
