Në muajt e verës kur vapa jashtëzakonisht na heq dëshirën për të bërë çdo lloj aktiviteti,në mendje kemi vetëm disa përpjekje minimale që mund t’ia bëjmë qejfin vetes dhe të shijojmë qëndrimin në shtëpi.Ja disa mënyra si t’i shpëtoni vapës së madhe pa kondicioner:
Mbyllni grilat, dritaret dhe perdet. Ky detaj mund t’ju duket i parëndësishëm, por shumica e të nxehtit vjen nga dritaret. Marrja e këtyre masave do të lejojë uljen e temperaturave brenda shtëpisë në disa gradë.
Mbani mbyllur dyert e dhomave në shtëpi që të ruhet ajër i freskët brenda secilës dhomë. Hapini përpara se të shkoni të flini kështu ajri mund të qarkullojë nga një ambient në tjetrin.
Kushtojini rëndësi materialit të çarçafëve që përdorni. E mira është të jenë prej pambuku pasi qëndrojnë më të freskët.
Jo të gjithë e dinë, por ventilatorët e varur në tavan duhet të rregullohen sipas sezonit. Në verë, helikat duhet të rrotullohen kundër akrepave të sahatit për të drejtuar ajrin poshtë dhe për të krijuar një erë e ftohtë.
Pas dushit mos harroni të ndizni aspiratorin e banjës për të eleminuar lagështirën. E njëjta gjë vlen edhe për në kuzhinë pasi është gatuar, për të larguar nxehtësinë.
Për të fjetur të qetë mund të përdorni jastëkë të ftohtë për t’i vendosur poshtë kokës. Bëni të njëjtën gjë me këmbët, për të cilat mund të përdorni edhe një shishe me ujë të ftohtë. Këto teknika do t’ju mbajnë të freskët juve dhe krevatin.
Nëse temperatura e brendshme rritet gjatë natës, hapni dritaret e shtëpisë për të krijuar korrent. Mos harroni t’i mbyllni në mëngjes para se ajri të ngrohet sërish.
