Portaili zviceran likemag.ch i jep 8 arsye pse zviceranët nuk duhet të martohen me një të huaj. Portali shkruan se në Zvicër çdo vit hyjnë rreth 125.000 shtetas të huaj. Kësisoj, sipas këtij portali, Zvicra e ka shkallën më të lartë të emigracionit nga të gjitha vendet e OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik). Më shumë se 40 mijë martesa bëhen gjatë një viti, duke përfshirë më shumë se 14.600 në mes të huajve dhe zviceranëve.
Ja arsyet që jepen pse nuk duhet martuar me të huaj:
– Me partnerin tuaj ju duhet të bëni menjëherë një pushim në vendlindjen e tij.
– Nëse t’i gjendesh atje, ju do të njiheni me gjithë farefisin e tij.
– E keqja: Ti duhesh ta mësosh një gjuhë tjetër të huaj!
– Ti duhesh të njohësh një kulturë të re.
– Ti duhet të mësosh vallëzimin me hapa.
– Dhe më e keqja, ti e vë re menjëherë se sa e lumtur je me partnerin dhe me kulturën e tij.
