Ja se si mund të dallohen fëmijët me autizem

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mënyra se si fëmijët nuhasin aromat e ndryshme mund të jetë baza e një testi për autizmin.
Ky është rezultati i një studimi të kryer në Izrael. Njerëzit kalojnë më shumë kohë duke nuhatur aromën e një buqete me trëndafila sesa erën e keqe të peshkut të prishur.Por për fëmijët me autizëm duket se nuk ka ndryshim, shkruan BBC.
Studimi është kryer me 36 fëmijë me autizëm nga Instituti për Shkencës Weizmann në Izrael.Fëmijëve u vendoseshin poshtë hundës dy tuba me aroma të ndryshme, një me aromë shampoje dhe një tjetër me erë peshku të prishur.
Nuhatja e fëmijëve me autizëm nuk ndryshonte në të dyja rastet,rezultati për studiesit është befasues.
Sa më të rënda simptomat e autizmit, aq më gjatë thithin fëmijët erën e keqe.
Sa më herët që të diagnostikohet një fëmijë me autizëm, aq më e lehtë është të përmirësohet gjendja e tij përmes ndërhyrjes në sjellje dhe edukim.