Ato janë mënyra më e mirë për të përballuar verën në këmbë!
Që nga takat e larta, të mesme apo të sheshta, opsionet e sandaleve gladiator janë të pafundme. Motrat Jenner nuk kanë asgjë më shumë se motrat Istrefi, të cilat i kanë bërë pjesë të stilit të tyre sandalet gladiator.
Po ashtu edhe Vanessa Hudgens apo shumë yje të tjerë, nuk i kanë rezistuar dot këtij trendi. Kush nuk e dashuron kombinimin e sandaleve gladiator me një minifund apo me pantallona të shkurtra, me këtë rast ekspozon edhe këmbët.


