Tre nga shtetet më të vogla në botë janë edhe tre vendet e para më të pasura në planet.
Katari, Luksemburgu dhe Singapori janë në vend të parë për pasurinë e tyre.
Të dhënat janë ofruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe janë përpunuar nga Global Finance Magazine.
Kështu, sipas të dhënave, Katari është i pari me të ardhura prej 105 mijë dollarë për frymë.
Në vend të dytë është Luksemburgu me 79 mijë dollarë, pasuar nga Singapori me 61 mijë dollarë.
Më pas vjen Norvegjia, Brunei dhe Hong Kongu.
SHBA janë në vend të shtatë me 51 mijë dollarë të ardhura për frymë.
Më pas vijojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicra dhe Australia.
