Disa shpërthime të mëdha kanë ndodhur në një bazë ushtarake amerikane në Japoni.
Zyrtarë nga departamenti i zjarrit thanë se shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit me orë lokale.
Ngjarja ka ndodhur ne Kanagawa, provincë nq jug tq Tokios. Në afërsi ndodhet Depo e Përgjithshme Sagami që ka magazina me produkte nafte e municione.
Më shumë se 10 zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje.
Ende nuk dihet nëse ka viktima dhe cilat ishin shkaqet që shkaktuan shpërthimet.
