Një pasagjerë në linjën Tokio – Osaka ka kryer vetëvrasje në tren duke derdhur benzinë mbi trupin e tij dhe pastaj është djegur.
Në incident ka humbur jetën edhe një tjetër pasagjere, ndërsa nëntë persona janë plagosur pasi që vagoni ishte mbushur me tym.
Ekipi i emergjencës i cili mbërriti në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e pasagjerit.
Nga kompania japoneze hekurudhore që është përgjegjës për këtë linjë është njoftuar se treni, që transportonte rreth 1.000 pasagjerë, është dashur të ndalej urgjentisht në mënyrë që të evakuohen pasagjerët nga treni. Theksohet se stafi i trenit ka shuar zjarrin, por nuk theksohen shkaqet e vdekjes së pasagjerit të dytë, gruaja e cila mbeti e vdekur së bashku me vetëvrasësin.
