Në Tokio gjatë kësaj fundjave u zhvillua dasma e parë mes dy robotëve. Frois një robot i madh i kuq me ngjyrë argjendi, i veshur me papion ka lidhur kurorë me robotin humanoid Yukirin, e cila mbante të veshur një fustan të bardhë me një fjongo të madhe mëndafshi.
Ceremonia është drejtuar nga një robot i prodhuar së fundmi, i cili është i aftë të interpretojë emocionet. Nusja parakaloi drejt altarit e veshur me fustanin e bardhë para se ata të thoshin betimet dhe lidhja e tyre u vulos me një puthje.


