Japonia dhe ishujt Solomon goditen nga tërmete të fuqishme

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 88 kilometrash, dhe siç thuhet, tërmeti nuk ka shkaktuar ndonjë dëm në katër centralet bërthamore që ndodhen në këtë rajon.
Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë i shkallës rihter goditi rajonin japonez Iwate, ndërsa një tjetër tërmet 6,7 ballë i shkalës rihteri u regjistrua në afërsi të Ishujve Solomon, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ishte me magnitudë 5,7 ballë të shkallës rihteri me epiqendër në ujërat e rajonit Iwate dhe se nuk përbën rrezik për cunami.
Agjencia Japoneze e lajmeve Kyodo, ka njoftuar se në kryeqytetin Marioki të Iwate-s, si pasojë e termetit janë lënduar dy persona, një 60-vjeçar dhe një person 70-vjeçar.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 88 kilometrash, dhe siç thuhet, tërmeti nuk ka shkaktuar ndonjë dëm në katër centralet bërthamore që ndodhen në këtë rajon.
Qendra gjeologjike-kërkimore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi se tërmeti prej 6,7 ballë rihter u regjistrua në veri-lindje të Australisë, më saktësishit në afërsi të Ishujve Solomon. Por edhe nga ky tërmet nuk janë shkaktuar dëme apo cunami.