Parlamenti japonez ka miratuar disa ligje mbi mbrojtjen që mundësojnë dërgimin, për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, të ushtarëve në një konflikt jashtë vendit.
Senatorët votuan në një seancë plenare këtë tekst duke i dhënë një interpretim të ri Kushtetutës paqësore të vendit, pas debatesh të fuqishme dhe manifestimesh jashtë parlamentit.
Presidenti i Senatit, Masaaki Yamazaki, njoftoi se miratimi u krye me 148 vota pro dhe 90 kundër.
Ky ligj, që ka për qëllim t’i mundësojnë Japonisë të ndërhyjë për të mbrojtur një aleat, bie ndesh me heqjen dorë nga lufta, të nënshkruar në artikullin 9 të Kartës themeltare në vitin 1947 me detyrim nga SHBA-ja.
