Dhjetë shtatori shënohet si Dita botërore për parandalimin e vetëvrasjeve dhe ka për qëllim të ngrejë vetëdijen për marrjen e aksioneve në parandalimin e vetëvrasjeve në nivel global.
Kjo ditë gjithashtu vë theksin dhe rrit shqetësimin në shoqëri dhe të gjithë ata të cilët janë në rrezik potencial të kryejnë vetëvrasje.
Pjesa më e madhe e aktiviteteve të kësaj dite bëhet nën udhëheqjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Sipas të dhënave të tyre, shkallën më të lartë të vetëvrasjeve e ka Japonia.
Për shkak të këtyre shifrave, në tërë Japoninë në periudhën prej 10 deri më 16 shtator do të mbahen fushata dhe seminare që të alarmohet problemi me vetëvrasjet,shkruan AA.
Kështu, sipas statistikave të qeverisë në Japoni, vitin e kaluar 25.427 njerëz kanë kryer vetëvrasje.
Të dhënat tregojnë se shumica e personave të cilët i kanë marrë jetën vetes janë të moshës 15 deri më 34 vjeç
