Kompania e njohur automobilistike, Jeep, ka zbuluar modelin e ri Grand Cherokee Montreuz Jazz Festival Limited Edition.
Versioni i veçantë vjen me logo të Montreux Jazz Festivalit dhe me rrota 20-inç. modeli në brendësi ka lëkurë të zezë, sistem të ri të zërimit.
Fuqia vjen nga një motor 3.0-litër dizel me 250 kuajfuqi. Ai është i lidhur me ndërrues të shpejtësive me tetë shpejtësi dhe ka sistem të vozitjes që tërheqë me katër rrota, raporton “carscoops”, transmeton koha.net.
Prodhimi do të jetë i limituar në 49 njësi dhe do të jetë ekskluzivisht në Zvicër për 88 mijë frang.
