Kryesuesja e shërbimit personal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ketrin Arkuleta, ka dhënë dorëheqje, pasi që u konstatua se nga arkivi i këtij shërbimi janë vjedhur të dhënat personale të mbi 20 milionë banorëve të vendit.
Arkuleta shkoi në Shtëpinë e Bardhë, për t’ia dorëzuar personalisht dorëheqjen Presidentit Barak Obama, i cili e pranoi dorëheqjen e saj.
Sipas të dhënave të qeverisë amerikane, janë vjedhur të dhënat e mbi 21.5 milionë njerëzve, të cilët që nga viti 2000 ka konkurruar për punësim në administratën federative./21Media
