Për çdo forme syri përshtatet nga një lloj rimeli. Ja çfarë të zgjidhni për t’i dhënë më shumë dimension shikimet dhe ta bëni atë me sublim.
Zgjatues, hollues, forcues, me ngjyrë apo rezistent ndaj ujit, sot ekzistojnë shume lloje rimelesh. Për çdo forme syri përshtatet nga një lloj me vete. Ja çfarë te zgjidhni për t’i dhënë me shume dimension shikimet dhe ta bëni atë me sublim.
Për sy të vegjël
Ju duhet ta zmadhoni shikimin kështu që duhet të zgjidhni një rimel shumë funksional qe bën zgjatje, jep volum dhe i kthen qerpikët.
Për sy rrumbullake
Ju duhet të zgjatni qerpikët sa më shumë prandaj rimeli duhet marrë për këtë qellim. Fillimisht lyeni majat, me pas shtoni edhe një shtresë tjetër nga rrënja e deri tek majat e qerpikëve.
Për sy te “varur”
Ju duhet t’i tërhiqni qerpikët për lart, prandaj do ju duhet një rimel për zgjatje. Mire është te mos përdorni shume sasi ne mënyrë qe te mos rendohen.
Për sy ne forme bajame
Kjo është forma perfekte prandaj ju duhet thjesht ta bëni shikimin edhe me te mrekullueshëm. Rimeli për volum është me i miri për ju.
Për sy afër njeri-tjetrit
Ju duhet te krijoni idenë sikur ato janë larg. Rimeli për zgjatje është ai qe ju duhet.
Për sy te erret
Ju duhet te hapni shikimin duke i tërhequr sytë për poshtë. Rimeli duhet zgjedhur për zgjatje, por duhet pasur kujdes me mënyrën e aplikimit. Lyejini mire edhe qerpikët poshtë, por jo ne sasi te madhe.
Nëse mbani syze
Nëse mbani syze do ju duhet një rimel qe sjell volum. Nëse sytë i keni te vegjël aplikoni shume sasi.
