Jo-ja greke bëhët Po

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në një seancë maratonë, me 251 vota parlamenti grek miratoi paketën e roformave të ashpra të propozuara nga qeveria e kryeministrit Tsipras, paketë e cila do jetë bazë e negociatave të mëtejshme me kreditorët. Gjatë fjalës së tij në para deputetëve, Tsipras pranoi se se kjo paketë masash ishte larg premtimeve të tij të fushatës, por theksoi se është dukshëm më mirë sesa propozimet e kreditorëve, raporton Lapsi.al
“Prioritet tani është që të ketë një rezultat pozitiv për negociatat. Çdo gjë tjetër në kohën e vet. Ne do të kemi sukses, jo vetëm për të qëndruar në Evropë, por për të jetuar si të barabartë me kolegët tanë, me dinjitet dhe krenari”, tha Tsipras.
Në mediat greke komentohet gjerësisht se kjo paketë me të cilën Tsipras do të negociojë me kreditorët është shumë e ngjashme me atë që grekët refuzuan një javë më parë në referendum. Kundërshti pati edhe në radhët brenda SYRIZA-s, 5 anëtarë të së cilës nënshkruan një letër ku propozonin rikthimin e monedhës kombëtare, Dhrahmi. Pritet që nesër të finalizohet marrëveshja për Greqinë në një samit të jashtëzakonshëm të krerëve të BE-së.