Jo Kimi, por Swift është "mbretëresha" e re e Instagramit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vetëm pak kohë më parë Kim Kardashian u shpall “mbretëresha” e rrjetit social “Instagram”, duke lënë pas edhe yllin e muzikës Beyonce. Por, tashmë ajo ka zbritur nga froni i saj si personazhi më i ndjekur në “Instagram”.
Vendin e saj e ka zënë këngëtarja Taylor Swift. Ajo mbante vendin e tretë prej tre muajsh, ndërsa tani, bukuroshja ka patur një rritje të papritur në numrin e ndjekësve duke u ngjitur në vendin e parë.
Ajo lë pas Kim K dhe divën e muzikës, Beyonce, e cila ka zbritur në vendin e tretë. Taylor ka arritur shifrën e 45.5 milionë ndjekësve, ndërsa është Kim ajo që tashmë duket se do ta ndjekë hap pas hapi me 45.4 milionë.