Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Stevan Jovetic, ka arritur në Milano sot për të diskutuar me drejtuesit e Interit rreth një transferimi të mundshëm të klientit të tij te ky klub.
Zikaltërit ka kohë që interesohen për malazezin dhe e ardhmja e këtij të fundit është tejet e paqartë.
Poashtu, trajneri i Interit, Roberto Mancini thuhet se dëshiron të punojë sërish me 26-vjeçarin.
Vlen të ceket se për Jovetic kanë shprehur interesim edhe rivalët e Interit, Juventus dhe Milan.
