A mund të zgjasë shumë një martesë në Hollivud? Pas ndarjes së Ben Affleck nga Jenniefer Garner, një tjetër çift duket se po shkojnë drejt ndarjes.
Aktorja e Hollivudit Julia Roberts 47 vjeç dhe bashkëshorti i saj Danny Moder 46 vjeç, që kanë 13 vjet që janë martuar, do të shkojnë drejt divorcit. Të paktën kështu thonë thashethemet e fundit për ta në mediet rozë.
Danny, një kameraman i cili u takua me Julia-n në xhirimet e filmit “Meksikani” në vitin 2001, kërkon ndarjen sepse ai nuk ndihet sikur mes tyre ka “një partneritet të vërtetë”.
Burime të tjera për revistën “OK”, konfirmojnë se është Julia ajo që ndihet e pasigurt. Çifti duket se po kalojnë një periudhë të keqe emocionale.
Ata madje i kanë nxjerrë dy shtëpitë e tyre në shitje, duke përfshirë edhe apartamentin që kushtoi 4.5 milionë $ në Nju Jork, me përgatitjen e divorcit të tyre të afërt.
