Juventus hyn në garë për Kovacic Juventus medoemos dëshiron një mesfushor ofanziv. Në listën e Massimiliano Allegrit është edhe mesfushori i Inter, Mateo Kovacic.
Kovacic u kërkua me ngulm nga Liverpooli, por këta të fundit nuk e kishin ofertën e duhur për t’i bindur drejtuesit e Interit. Ndërkohë, ‘Bardhezinjët’ përgadisin 30 milionë euro për shërbimet e tij.
