Një person që mendohet se është emigrant ilegal ka humbur sot jetën në Hungari në autostradë jo larg nga pikë kalimi kufitar Resk-Horgosh.
Siç ka deklaruar policia hungareze sot rreth orës 6 të mëngjesit me rastin e kontrollës në një stacion të benzinës në autostradë jo larg kufirit është vërejtur një grup njerëzish që kanë ikur në drejtim të autostradës.
Me këtë rast, një i ri e ka kapërcyer rrethojës së autostradës, e ka goditur një veturë dhe ka vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e ndihmës së shpejtë por nuk kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën.
Identiteti i të vdekurit nuk është i njohur.
Agjencisë MTI policia i ka thënë se besohet se bëhet fjalë për një emigrant ilegal. Patrullat e policisë kanë arrestuar shtatë shtetas të Sirisë.
