Kadaj Bujupi thirri në veçanti gratë deputete të mos votojnë Speciale

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Fjalën tani e ka marrë deputetja, Donika Kadaj Bujupi, e cila fjalimin e vetë e nisi duke numëruar  qytete e Kosovës që janë shkatërruar nga lufta e fundit në Kosovë. Ajo rrëfeu edhe histori subjektive që kishte parë vetë në kohën e luftës, ku kriminelet serbë shkaktuar aq shumë dëme në Kosovë.  Ajo tha se secili ka një tregim të tillë, duke kujtuar pamje tmerruese në Kosovë. Ajo shtoi se ata nuk po refuzojnë drejtësinë, “ ne jemi për sundim të ligjit, por jo në një gjykatë e ndarë në baza etnike”, tha ajo.
Asnjeri nga ne nuk ka te drejtë të ngris ëdorën për të hequr sovranitetin e Kosovës, dhe Ky Kuvend nuk ka të drejtë të votojë pro heqjes së sovranitetit, e pikërisht kjo po na kërkohet neve sot, unë mendoj  se ne nuk kemi të drejtë të votojmë këtë”  
Ajo në veçanti thirri gratë deputet në Kuvendin e Kosovës që të votojë kundër projektligjit, “kjo që  t’i përkrahim 20 mijë gratë e dhunuara në luftë, të mblidhemi e t’i përkrahim këto gra, këto viktima jo vetëm më fustane por edhe tani ato kanë nevojë për përkrahjen tonë tani” tha ajo.  / 21MEDIA