​Kadri Veseli nderon heroin Azem Galica

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli sot ka vizituar fshatin Galicë dhe ka bërë nderime tek varri i heroit Azem Galica
Postimi i Veselit në Facebook:
Sot isha në Galicë, në nderim të 91-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Azem Galica.
Në këtë vend i ka rrënjët Lëvizja jonë kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Nderim të përjetshëm Azem Galicës dhe të gjithë atyre burrave e grave nga e gjithë Kosova, që përgjatë një shekulli dhanë gjithçka nga vetja për lirinë dhe shtetin e Kosovës.