Numri i latino-amerikanëve, të cilët jetojnë në shtetin federativ amerikan të Kalifornisë, për herë të parë ka tejkaluar numrin e popullatës së bardhë dhe sipas të dhënave të zyrës për regjistrimin e banorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 1 korrik të vitit 2014 në Kaliforni kanë jetuar 15 milionë latino-amerikanë dhe 14.9 milionë të bardhë.
Edhe pse regjistrimi i fundit vetëm e konfirmoi këtë, parashikimet se latino-amerikanët në vitin 2014 do të tejkalojnë numrin e të bardhëve në Kaliforni, janë publikuar qysh në vitin 2013./ 21 Media
