Kameron: Islamistët i kanë shpallur luftë Britanisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kameron, ka deklaruar sot se ekstremistët islamikë i kanë shpallur luftë Britanisë.
Ai deklaroi se një aeroplan transportues ushtarak do të fluturojë për në Tunizi, me qëllim të evakuimit të trupave të të vrarëve dhe të plagosurve pas sulmit terrorist në qytetin Sus.
Kameron tha se sulmi në Tunizi ishte një sulm i tmerrshëm, i cili ka shokuar gjithë vendin, duke shtuar se britanikët ishin shënjestër dhe se ekstremistët i kanë shpallur luftë vendit, pa marrë parasysh se a i pëlqen kjo apo jo Britanisë.
Nga Britania në Tunizi deri me tani kanë shkuar 16 ekspertë, për të ndihmuar hetimet e autoriteteve vendase, ndërsa rreth 400 policë janë duke zhvilluar biseda me turistët britanikë, të cilët kanë qenë në Sus në momentin kur ndodhi sulmi./21 Media/