Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, është bërë shënjestër e kampionit zviceran, Basel.
Menaxherë të shumtë dhe drejtues klubesh nga gjithë Evropa ishin në ‘Elbasan Arena’ për të parë lojtarë të kombëtares sonë në takimin ndaj Francës, ndërsa Kaçe ka rënë në sy të drejtuesve të Basel-it.
Basel sapo ka punësuar trajnerin Urs Fisher, i cili ka ndjekur ndeshjen e Kaçes kundër Francës dhe ka kërkuar që klubi të sigurojë shërbimet e lojtarit të PAOK-ut.
Kaçe ka një klauzolë pre 5 milionë eurosh në kontratën e tij me PAOK, por nëse Basel vendosë ta paguajë, atëherë skuadra greke duhet të dorëzohet.
